Manastiri i Shën Prodhromit është ndërtuar në vitin 1506/7 nga vëllezërit murgjit Nektarios dhe Theofan, të cilët rrjedhin nga familjën e rëndësishme, tashmë nga vitët bizantine, e Apsaradhesve të Janninës, në pozicion kudo paraekzistoi kishë bizantine. Në 1789 katolikoni u pikturua, ndërsa në 1821/1822, gjatë rrethimit të Ali Pashës nga trupat sulltanike, manastiri pësoi dëme. Në 1824 dhe 1891 afresket e katolikonit u riparuan. Nga kompleksi i manastirit është ruajtur katolikoni dhe disa qeli të reja. Kisha kombinon tipin me çati në formë kryqi dhe tipin arkitektonik e malit Athos, është njënefëshe, me dy konkët tribrinjëshe (korë) në anën veriore dhe jugore dhe një narteks në perëndim. Në bemën është, gjithashtu, një dhomë e nëndheshme (kriptë) që çoi në liqen. Kisha përbrenda është e plotë me afreske të pikturuara në 1789, me shpenzimet e kryemurgut Anastasit, e Vasilit Valkanosit dhe e anëtarëve të tjerë të shoqatës së pijetorëve, sipas mbishkrimit mbi hyrjën perëndimore. Gjithashtu, u bë riparim i afreskeve në 1824 dhe 1891. Ikonostasi i sotëm prej druri është vendosur, sipas mbishkrimit, në vitin 1789 dhe në të janë të përshtatura dhe pjesë të ikonostasit origjinal të shekullit të 16 të. Nga manastiri rrjedh edhe një ikonë e rëndësishme, vepër e piktorit kretas Markos Strelitzas Bathas (1498-1578), që përshkruan shenjtorin patron e kishës dhe skena të jetës së tij.
MANASTIRI I SHËN PRODHROMIT
×Description
+Get directions
1. Click the «Get Directions» button below . Enter the home position in «A:» . The destination position «B:» is already completed.
2. Click on ‘GET DIRECTION’ button.
To change the transportation mode, click on the corresponding icon for transport by car, public transport, cycling, hiking, or plane.
+Photo Gallery
+Video
+Virtual Tour
+Evaluation
+Kontakt