Kuadri i projektit
MileSTONES përbën një përpjekje të qëllimshme për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të zonës ndërkufitare Greqi-Shqipëri. U planifikua dhe realizohet në kuadrin e Ftesës së Dytë të Programit Ndërkufitar IPA “Greqi-Shqipëri 2007-2013” nga Bashkia e Dodonës, me vetinë e Ortakut të Përgjithshëm Kryesues, në bashkëpunim me Bashkinë e Finiqit, Drejtorinë e Monumenteve të Janinës dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë. Pika referuese të projektit janë teatrot antike të Dodonës dhe Finiqit, të cilat renditen ndër dy monumentet arkeologjike më të rendësishme të rajonit.
Ky projekt pritet të ndikojë seriozisht në mbrojtjen dhe promovimin e dy siteve arkeologjike, duke krijuar shanset për një rrjet të përhershëm bashkëpunimi midis Greqisë dhe Shqipërisë në një planifikim nga poshtë lartë. Gjithashtu të do të formojë dhe dhe inicojë një linjë digitale inovative kulturore tematike nga Dodona tek teatri i Foinikes, në të cilën do të përfshihen dhe do të nominohen pikat e rendësishme të interesit kulturor të zonës.
Rezultatet e veçanta të projektit konvergojnë dhe kontribuojnë në mënyrë substanciale në realizimin e qëllimit kryesor të projektit që është mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në kuadrin e një strategjie të zhvillimit të vazhdueshëm, i cili do të specifikojë mundësitë e punësimit dhe të amplifikimit ekonomik me respekt ndaj ambjentit dhe të kulturës në shkallë ndërkufitare.