Themelimi i Manastirit të Eleousës nuk ka dëshmi me shkrim. Megjithatë ishte ndërtuar, tashmë, në shekullin e 16-të dhe u rinovua në 1724-1748. Në mesin e shekullit të 19-të u rindërtuan shumë nga ndërtesat e manastirit. Manastiri përfshin një kishë (katolikon), e ndërtuar ndoshta në fillim të shekullit të 16-të sipas tipit të bazilikës njënefeshe me qemer dhe me apsidë tribrinjëshe dhe qelitë, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme. Katolikoni është i plotë përbrenda me afreske që datohen në tre periudha të ndryshme: në gjysmën e dytë e sh. të 16të, në 1759 dhe pas mesit të shekullit të 18-të. Ata ishin të pikturuara nga piktorët Anastasios dhe djali i tij, nga fshati i Kapesovës, sipas mbishkrimit dedikues. Afresket e fazës së pare, nga piktor i panjohur, janë inkuadruar në Shkollën e Greqisë Veriperëndimore dhe janë lidhur me punishtën e vëllezërve piktorëve, Gjergji dhe Frangos Kontaris.
MANASTIRI I ELEOUSËS
×Description
+Get directions
1. Click the «Get Directions» button below . Enter the home position in «A:» . The destination position «B:» is already completed.
2. Click on ‘GET DIRECTION’ button.
To change the transportation mode, click on the corresponding icon for transport by car, public transport, cycling, hiking, or plane.
+Photo Gallery
+Video
+Virtual Tour
+Evaluation
+Kontakt