This page was exported from Milestones Joint actions for the promotion of the common cultural characteristics focused on the two ancient theaters of Finiq and Dodoni [ http://milestones-route.eu ] Export date:Sat Dec 14 12:53:51 2024 / +0000 GMT ___________________________________________________ Title: QYTEZA E MEGALO GARDHIQI --------------------------------------------------- Është e vendosur në majën e kodrës "Kastri" në Megalo Gardhiqi, në pjesën veriore e pellgut të Janninës. Megjithesë nuk është dokumentuar arkeologjikisht, disa dijetarë identifikojnë eshtrat në këtë vend me qytetin e lashtë të Passaronës, dhe për shkak të afërsisë së tyre me mbetjet e një tempulli të lashtë, që atribuohet Areiusit Zeusit, 2.5 km. në Jug. Banimi më i vjetër në majën e kodrës datohet gjatë Bronzit të Vone – Hekurit të Hershëm (1100-900 p.Kr.), ndërsa krijimi i vendbanimit të organizuar hellenistik në fund të shekullit të 4rtë dhe në fillim të shekullit të 3të, i cili lidhet, ndoshta, me Pirron, mbretin e Molossëve. Banimi vazhdon pas pushtimit romak, me periudhë të reja të lulezimit gjatë kohës së perandorit romak Oktavianus Augustus (27-14 p.Kr.). Një fazë e re e ndërtimit, që datohet në fund të kohës romake (4 rtë – 6 të sh. AD), u zbulua në mbetjë e një sërë e shtëpive me orientim të ndryshëm, në tarracën me e lartë. Muri fortifikues ndjek terrenin natyror. Ai është ndërtuar me system poligonal dhe me blloqe të rregullta (isodomik), dhe ka kulla drejtkëndëshe dhe dy porta të ngushta. Gjatë Luftërave Ballkanike, kodra, në kuadrin e rrjetit të mbrojtjes së Turqve, fitoi, në anën veriperendimore, fortifikimë prej betonit për vendosjën e topëve. --------------------------------------------------- Images: --------------------------------------------------- --------------------------------------------------- Post date: 2016-12-12 12:24:27 Post date GMT: 2016-12-12 10:24:27 Post modified date: 2016-12-12 12:24:27 Post modified date GMT: 2016-12-12 10:24:27 ____________________________________________________________________________________________ Export of Post and Page as text file has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.gconverters.com