This page was exported from Milestones Joint actions for the promotion of the common cultural characteristics focused on the two ancient theaters of Finiq and Dodoni [ http://milestones-route.eu ] Export date:Fri May 3 9:58:06 2024 / +0000 GMT ___________________________________________________ Title: MANASTIRI I SHËN KOLLIT (STRATEGOPOULOU OSE DILIOU) --------------------------------------------------- Ndodhet në distancë të shkurtër nga Manastiri i Filantropinëve. Ai përbëhet nga katolikoni (kishë njënefëshe me çati druri, me një apsidë gjysmërrethore dhe narteks katror) dhe nga një qeli dykatëshe, e inkudruar në krahun perëndimor, me mur rrethor, i cili përmban eshtrat e qelive të mëparshme dhe hapësirat ndihmëse. Ndoshta, është themeluar në shekullin e 13-të nga anëtarët e degës së familjës epirote së Strategopouloi, të cilët u vendosën në Janninë pas pushtimit të Kostandinopojës nga Kryqtarët në 1204. Në 1542-1543 u behën afresket e katolikonit me shpenzimët e murgjive Nifonit dhe Sofronit, siç dëshmohet nga mbishkrimi dedikues në murin jugor e eksonarteksit. Ata janë një grup i shquar i një artisti anonim që i përshtatet në kuadër të veprës së Shkollës së Greqisë Veriperendimore. Dallohet për cilësinë e lartë, dhe për zgjedhjen e disa subjekteve tejet origjinale ikonografike si Engjellin e Deshirës së Madhë, vizionin e profetëve Ezekiel dhe Habbakum në konkën e apsidës dhe skenat nga jeta e Virgjëreshës në narteksin. --------------------------------------------------- Images: --------------------------------------------------- --------------------------------------------------- Post date: 2016-12-12 12:44:30 Post date GMT: 2016-12-12 10:44:30 Post modified date: 2016-12-12 12:44:30 Post modified date GMT: 2016-12-12 10:44:30 ____________________________________________________________________________________________ Export of Post and Page as text file has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.gconverters.com