This page was exported from Milestones Joint actions for the promotion of the common cultural characteristics focused on the two ancient theaters of Finiq and Dodoni [ http://milestones-route.eu ] Export date:Wed May 8 14:46:33 2024 / +0000 GMT ___________________________________________________ Title: KASTRITSA --------------------------------------------------- Kodra e Kastritsës dominon pellgun e Janninës, në pjesë jugperendimor të liqenit Pamvotis. Shpella në anën veriperëndimore e kodrës përbën një nga vendet më të rëndësishme paleolitike në Ballkanët, e cila është banuar nga 22.000 deri në 9.000 p.Kr. Gjetjet nga këmbët e kodrës në afërsi të liqenit dhe nga një shpellë në buzën veriore e kodrës dëshmojnë zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale gjatë Neolitit të Hershëm – të Vonë (5500-3200 p.Kr.). Në këmbët lindore e kodrës ndodhen mbeturina të vendbanimit të pa fortifikuar dhe varrë në formë kase (cist) që dëshmojnë banesën e këtyre pranë buzës së liqenit gjatë Bronzit të Vonë – Hekurit të Hershëm (1600-1100 p.Kr.), ndërsa hulumtimi tregon banesën e vazhdueshme deri të paktën në fund të shekullit të 4-rtë p.Kr. Në shekullin e 3-të p.Kr. banesa lëvizhet në majën e kodrës me ndërtimin e fortifikimit. Ngrihen ndërtesa brenda qytezës, e cila ka pesë portat (dhe një deriçkë) dhe kulla. Pas shkatërrimit të 168-167 p.Kr., gjatë periudhës romake, muret riparohen, ndërtesat përdoren përsëri dhe vendbanimi i fortifikuar i Kastritsës vazhdon të mbijetojë dhe të rritet. Gjetjet mbi kodrën dëshmojnë për përdorimin e vazhdueshëm e vendit edhe gjatë periudhës Bizantine së Hershme (4rtë – 6të sh. AD), kur vendbanimi duket i braktisur. Në terracë brenda fortifikimit së lashtë u themelua, në shekullin e 11rë – 12të AD, Manastiri i Shën Prodhromit, i cili vazhdon të funksionojë sot. Gjatë Luftës së parë Ballkanike kodra e Kastritsës përbën pjesë e sektorit turk të mbrojtjës së qytetit së Janninës me ndërtimin e veprave fortifikikuese, si çerdheve mitralozi, llogoreve dhe instalimeve për kazermim. --------------------------------------------------- Images: --------------------------------------------------- --------------------------------------------------- Post date: 2016-12-09 15:36:39 Post date GMT: 2016-12-09 13:36:39 Post modified date: 2016-12-09 15:36:39 Post modified date GMT: 2016-12-09 13:36:39 ____________________________________________________________________________________________ Export of Post and Page as text file has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.gconverters.com